Pa asnjë dyshim mund të themi se këngëtari i njohur, Ylli Limani është mjaft i suksesshëm dhe i preferuar nga publiku.

Këngët e tij kthehen në hite dhe në refrenin e preferuar të fansave. Ai është mjaft aktiv në skenën muzikore shqiptare duke publikuar vazhdimisht produksione të reja.

Edhe së fundmi, krejt papritur Limani ka publikuar këngën e re “S’ki me m’pa”. 

Përmes rrjetit të tij social Instagram, këngëtari ka njoftuar fansat se një këngë që po punohej prej tij për dikë tjetër, është publikuar.

Filloi si demo e punuar nga unë për dikë tjetër, u shpërnda, u pëlqye dhe ja ku e keni si demo, në tërësi”, shkruan Ylli.

Kënga edhe pse ritmike ka një tekst paksa të trishtueshëm, që flet për një histori dashurie të përfunduar dhe për të cilën s’ka më asnjë mundësi kthimi pas./tvklan.al