Këngëtari i njohur, Ylli Limani prej disa ditësh ka bërë kurioz fansat me postimet e tij në rrjetet sociale.

Ishin buzët e kuqe dhe një seri statusesh në Twitter, që dukeshin si pjesë e tekstit të një këngë, ato që bënë edhe më konfuz fansat.

Por Ylli vendosi që t’i japë fund këtij “misteri”, pasi publikoi në Instagram buzët e famshme të kuqe dhe zbuloi edhe një detaj interesant rreth tyre.

Në to shkruhet “Buzët e kuqe” dhe mendohet se është titulli i këngës së tij më të re, për të cilën këngëtari deri tani nuk ka zbuluar më shumë detaje./tvklan.al