Pjesë e emisionit “Rudina” në Tv Klan, ka mjeku i njohur alternative Ylli Merja i cili njihet për trajtimin e shumë sëmundjeve me mënyra alternative. Gjatë emisionit ai ka treguar se si të largojmë gërhitjen në mënyrë natyrale, puçrat apo si të parandalojmë rënien e flokëve.

Rudina Magjistari: Po për gërhitjen çfarë mund të bëhet, qoftë edhe si pasojë e Covidit, por edhe në përgjithësi njerëzit që gërhasin, ka ndonjë zgjidhje për ta?

Ylli Merja: Pse ndodh gërhitja? Thahet shpesh mukoza e hundës, mbyllet kaviteti, nuk mbushet organizmi, mushkëria me ajër dhe njeriu do që të hapë dhe gojën. Ndërkohë, ajo gjuhëza që është brenda fillon të vibrojë dhe shfaqet gërhitja. Tek vaji i dafinës mund të shtojmë pak pika helikrizëm dhe livando dhe e vendos para gjumit dy pika në hundë dhe dy pika në gojë dhe është e sigurt që në natën e parë ata që gërhasin do të flenë mrekullisht mirë. Një vaj dafine me këto kompozime, vajërash esencialë bën të mundur marrjen frymë lirshëm dhe automatikisht eleminohet gërhitja.

Rudina Magjistari: Përsa i përket rënies së flokëve, çfarë mund të bëjmë?

Ylli Merja: Koha më e mirë është tani për faktin sepse është periudha e lëvizjeve të vrullshme të lëngjeve në bimë. Pra kjo lënda organike lëviz nga bimët në drejtim të sythave. Nëse ne presim një lastar hardhie dhe e mbledhim atë ujin, është shumë i ushqyeshëm me ato kripërat minerale për flokun. E fusim degën e hardhisë në një shishe e mbyllim mirë dhe ajo fillon të pikojë, qan thotë populli, këtë ujë që hardhia qan, e mbledhim dhe e përdorim për të lagur skalpin e kokës.

Rudina Magjistari: Për puçrat që shfaqen në fytyrë, aknet çfarë sugjeron?

Ylli Merja: E para do të këshilloja që të eliminojnë ankthin dhe stresin sepse kjo bëhet shkas për t’i shumuar. E dyta të jemi të sigurt që këto baktere që janë nën lëkurën tonë, janë 100% të shkatërrueshme që nuk i rezistojnë dot aromës së hudhrës, kriprave të squfurit që do të thotë, në darkë çdo individ që është në shtëpi, mund të shtypë disa hudhra, të vendosë vetëm lëngun e saj mbi fytyrë dhe kjo nga dita në ditë do të jetë drejt minimizimit të tyre. /tvklan.al