Albana Qafa: Pasuria e krijuar nga kreditë bankare

Pas sekuestrimit të pasurive, ka reaguar avokati i Ylli Ndroqit. Alban Qafa thotë se ky është një sulm politik ndaj Ylli Ndoqit dhe se pasuria është vendosur nga burime të ligjshme. Avokati thekson se pasuria bazohet mbi kreditë bankare që janë marrë.

“Ka qenë duke udhëtuar me makinë e tij Merces-Benz, modeli S600″ dhe është ndaluar nga forcat operacionale për t’i marrë makinën si pjesë e sekuestros. Ylli Ndroqi nuk është ndaluar dhe as shoqëruar, por ka shoqëruar makinën e tij dhe të kërkojë sqarime. E gjitha pasuria e tij është e krijuar nga burime të ligjshme, është e krijuar nga aktivitete të shoqërisë së tij dhe nga kreditë bankare. Ai mendon se ky është një sulm politik dhe për shkak të gjyqit që po zhvillohet njëkohësisht ndaj tij dhe Kryebashkiakut Erion Veliaj”.

Avokati thekson se do të apelojnë vendimin dhe do kërkojnë heqjen e sa më shpejt të sekuestros ndaj pasurive të Ylli Ndroqit.

Tv Klan