Ylli Pango: “Në fakt shqiptarët kanë një etje për festa edhe për arsye që dihen, arsye tradicionale. Në fakt në Shqipëri nuk ka pas shumë festa. Ky popull, përgjithësisht ka pasur shumë probleme, ka pasur shumë ditë të zymta edhe aq më shumë që ka qenë është popull mesdhetar dhe mesdhetarët janë të qejfit, janë të dëfrimit, janë të gëzimit. Pra, çfarëdolloj feste. E keni parasysh dhe Shën Valentinin?  E përqafuan menjëherë. Mjafton që quhet festë. Ndërkohë që as në botë nuk festohet në këtë lloj forme. Kështu që, duke qenë dhe prej natyre, domethënë edhe më tepër të qejfit, edhe mesdhetarë dhe si të thuash, të komprimuar për një periudhë relativisht të gjatë kohe. Kanë shpërthyer shumë festa, por më tepër ndjehet këtu, siç e thashë, sepse është festa që ka mbetur më qëndrueshëm, më tradicionale dhe si të thuash me një sens, domethënë, edhe më e veçantë për shqiptarët në krahasim me popujt e tjerë që kanë dhe festa të tjera të ndyshme.”/tvklan.al