Është zbuluar një yll në fund të jetës, dhe po transformohet në një diamant kozmik. Ndodhet vetëm 104 vite dritë larg nesh ky yll i bardhë, bërthama e të cilit po transformohet në gurin e çmuar, karbon dhe oskigjen të kristalizuar. 

Ky objekt qiellor është pjesë e një grupi prej katër yjesh dhe është arritur të vrojtohet nga misioni Gaia i Agjensisë Hapësinore Evropiane që po hartëzon galaktikën tonë, duke realizuar shumë zbulime të reja.

Sisitemi i katër yjeve HD 190412 , fenomen që ende duhet studiuar, është rreth 7 miliardë vjeçar, ndërsa ylli që po shndërrohet, mendohet se ka një moshë prej 4.3 mld vite, çka bën që edhe procesi i kristalizimit të bërthamës ta ngadalësojë procesin e plakjes.

Zbulimi është në fazën e revizionimit nga komuniteti shkencor dhe do të publikohet në revistën e Akademisë Mbretërore Astronomike.

Klan News