Gjatë intervistës me Ylli Vejsiun ai shprehet se socialistët nuk janë dakort me këtë ligj dhe as me nocionin nëse ka ekzistuar apo jo genocid në Shqipëri. Ai thote se në administratën shtetërore janë kthyer
mjaft ish agjentë të sigurimit, mjaft figura të papastra.

“Ky reagim i të majtëve nuk është për t’u çuditur sepse qysh në fillim socialistët nuk kanë qënë dakort për këtë ligj, bile as me nocionin nëse ka ekzistuar ose jo genocid në Shqipëri. Tani ngulmimi për t’a abroguar ligjin mesa duket kuptohet nga fakti që në aparatet shtetërore, në administratën shtetërore janë kthyer mjaft ish-agjentë të sigurimit, mjaft figura të papastra dhe me sa duket ata duan që ta abrogojnë. Kurse unë mendoj që ky ligj akoma duhet të qëndroje dhe si ligj ai ka arritur të përsoset, qoftë edhe duke pësuar zbutje të herëpashershme, si rezultat edhe i rekomandimeve që ka bërë Këshilli i Europës. Në formën që është sjellë ligji ai është i domosdoshem akoma për jetën politike shqiptare, sepse në fund të fundit në administratën e lartë, në Parlament, në Qeveri, kudo kryesorja dhe primarja është pastërtia e figurave politike.”– është shprehur ai.