Ylli Vejsiu intervistë për takimin Berisha-Majko. Sipas Vejsiut ky takim ishte i rëndësishëm në dy aspekte, së pari në konkretizimin e mbylljes së grevës së studentëve dhe së dyti pati rëndësi për institucionalizimin e dialogut në vend. Përsa i përket kthimit të PD-së në Parlament Ylli Vejsiu mendon se vendi i Opozitës duhet të jetë në Parlament.
” Unë nuk dua të mohoj rëndësinë e rezolutës që mund të miratohet për Kosovën në Parlament. Por dua të nënvizoj rëndësinë e madhe që pati takimi Berisha-Majko. në dy aspekte. Së pari produktivitetin në mbylljen e grevës së urisë së studentëve dhe së dyti pati rëndësi së hapi një horizont të gjërë për të ardhmen e politikës në vend apo për institucionalizimin e dialogut.”– tha ai/tvklan.al