“Vendi nuk është më sovran se më parë”

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri vlerëson se sjellja kokëfortë e Kryeministrit Albin Kurti karshi ndërkombëtarëve po ia vështirëson Kosovës pozitën në dialogun me Serbinë.

“Mendoj që sot për shembull jemi në një situatë në të cilën mungesa e bashkërendimit me bashkësinë ndërkombëtare veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka shkaktuar dëme Kosovës dhe në fund nuk është që kemi arritur ndonjë gjë me sjelljen tonë kokëfortë”.

Sipas tij, Kosova sot është në një moment më të vështirë sesa ishte edhe para disa vitesh dhe nuk është më sovrane.

“Nuk është që e shmangëm zbatimin e asociacionit, përkundrazi u dashtë me pranu një edhe më të dëmshëm se i vitit 2015, nuk është se siguruam ndonjë Kosovë më sovrane, përkundrazi mendoj unë që tani do të jetë një situatë shumë më ndryshe edhe në pjesën veriore edhe pse po duket formalisht që atje kanë ndryshuar situatat në kuptimin e pranisë së institucioneve e kështu më radhë”.

Në një situatë të tillë, Ymeri i sheh të pashmangshme edhe zgjedhjet e parakohshme, të cilat kërkohen me ngulm nga opozita.

Tv Klan