Yoshinori Ohsumi, nga Japonia, ka fituar Çmimin Nobel për Mjekësi, për vitin 2016. Atij i është njohur zbulimi në autofagji, përkatësisht mënyra se si trupi riciklon komponentët qelizorë.

Puna e Ohsumit i ka hapur rrugë kuptimit të “shumë proceseve fiziologjike, të tilla si përshtatja ndaj urisë apo përgjigjja ndaj infeksionit”.

Çmimi ka vlerën e 930 mijë dollarëve. Java e çmimeve Nobel ka nisur sot dhe do të vazhdojë me çmimet në fizikë, kimi, letërsi, për paqe dhe ekonomi.

Çmimet për arritjet në shkencë, letërsi dhe paqe janë dhënë për herë të parë në vitin 1901, në përputhje me vullnetin e industrialistit suedez Alfred Nobel./tvklan.al