Seferi: Tirana është ekip cilësor, por jemi përgatitur maksimalisht

Te Young Boys që do të luajë me Tiranën aktivizohet edhe futbollisti i Kombëtares tonë, Taulant Seferi. Ai tha për Televizionin Klan se në ekip mendohet vetëm për arritjen e objektivit, grupet e Europa League.

“Tek Young Boys po e përgatisim maksimalisht ndeshjen me Tiranën, pasi duam të jemi në grupet e Europa League. Grupi është i plotë dhe nuk kemi të lënduar”.

Sulmuesi 23-vjeçar mendon se bardheblutë kanë vlera.

“Tirana ka një ekip shumë cilësor. E kam  parë edhe sfidën kundër Crvenza Zvezda ku bënë një super ndeshje, por fati nuk ishte në duart e tyre dhe pësuan një gol koti mund ta them”.

Young Boys është përballuar edhe në kaluarën me një ekip shqiptar. Skënderbeu ishte në grup me skuadrën zvicerane në sezonin 2017-2018 të Europa League. Korçarët barazuan në Elbasan dhe humbën në minutat e fundit në Bernë.

Tv Klan