E ka befasuar publikun këngëtari i njohur Young Zerka teksa ka pranuar publikisht se është në një lidhje dashurie, me këngëtaren po aq të njohur Ronela Hajati.

I ftuar në “Klanifornia”, Zerka tha se prej më shumë se 5 vitesh janë të lidhur me këngëtaren, edhe pse  shpesh e kanë bërë “lëmsh” publikun me historinë e tyre të dashurisë.

Pyetësorit të Marinës ai iu përgjigj shumë sinqerisht, duke folur kështu për herë të parë për lidhjen me Ronelën.

Marina Vjollca: Cila është arsyeja që e mbani të fshehtë lidhjen me Ronela Hajatin?

Zerka: Arsyeja është që nuk duam të njihemi vetëm si Zerka dhe Ronela, duam të njihemi si Ronela që bën këtë lloj muzike, Zerka që bën këtë lloj muzike.

Marina Vjollca: Cili është defekti i Ronelës?

Zerka: Nuk ka defekte.

Marina Vjollca:  S’ka defekte?

Zerka: Jo, jo nuk ka…

Marina Vjollca:  Sa  bukur kur një mashkull thotë për partneren e vet që nuk ka defekte.

Marina Vjollca: Për cilën vajzë është më shumë xheloze Ronela?

Zerka: Me thënë të drejtës se besoj se është shumë xheloze tek kjo pjesë.

Marina Vjollca: Po një emër e duam..

Zerka: Te Rihanna e ka  më shumë, bëj shaka…

Marina Vjollca: Po ndonjë Rihanna shqiptare nuk ka?

Zerka: Jo, akoma jo.

Marina Vjollca: Sa kohë keni bashkë?

Zerka: Që njihemi?

Marina Vjollca: Që jeni të lidhur mo..

Zerka:  5 vite, 5 vite e gjysmë…

Marina Vjollca: Vërtetë?

Zerka: Po… /tvklan.al