Është rikthyer në ekranin e Televizionit Klan formati më i dashur dhe më argëtues i së hënës.

Spektakli “Your Face Sound Familiar”, ka mbërritur në gjysmëfinalen e tij, duke risjellë në skenë emrat e artistëve të njohur të muzikës shqiptare, nën një këndvështrim ndryshe.

I pari që është ngjitur në skenën e Teatrit të Televizionit Klan, ka qenë Endri Prifti, i cili ka ardhur si këngëtari i famshëm, Yannis Parios, duke sjellë tingujt e një këngë greke.

endri

Pas përfundimit të interpretimit të tij brilant, moderatorja Alketa Vejsiu ka lajmëruar se ai nuk do të jetë në natën finale, si pasojë e një angazhimi profesional.

Ndërkohë që pyetjes së Arjan Çanit se nëse vëllai i tij Stefi është bërë xheloz për performancat e tij në YSFY, Endri iu përgjigj se Stefi nuk ishte që në fillim dakord, për të vetmen arsye se ky spektakël ka patur një shtrirje shumë të madhe në kohë, duke patur parasysh angazhimet e tyre.

adelina

Pas tij radhën e ka patur performanca seksuale e Adelina Tahirit, si Nicole Scherzinger, në ritmet e këngës “Don’t cha”.

adee

Pas intepretimit të saj, Çani nuk ka humbur mundësinë për ta pyetur se përse i ka bërë buzët, Adelina ka dashur të saktësojë se ajo ka bërë vetëm buzët si dëshirë personale dhe asgjë tjetër.

niku

Me një transformim unik në pamjen e tij të jashtme, Besnik Qaka, ka ardhur me intrepretimin e dy këngëve të repertorit të grupit “The Weekend”.

rozi

Rozana Radi, mbrëmjen e sotme ka ardhur si këngëtarja ekstravagante, Lady Gaga, me këngën “Bad Romance”.

batutat

Si gjithmonë pas performancës, Rozi nuk i ka kursyer batutat me anëtarët e jurisë, veçanërisht me Arjan Çanin.

anxhela

Anxhela Peristeri, në këtë puntatë është prezantuar si artisti britanik, Elton John.  “Sorry seems to be the hardest world”, ka qenë këngë e kënduar prej saj, por sipas gjykimit të Arjan Çanit dhe Bleonës, ajo ngjante më shumë si Angela Merkel, sesa si Elton John.

era

Performanca e Era Rusit ka sjellë një performancë eksplozive të grupit “Europe”, nën tingujt e “Final countdown”.

marlyn

Kastro Zizo, ka interpretuar një personazh shumë unik si Marlyn Manson, duke sjellë gjininë hard-rock në skenë.

Gjysmëfinalja e “YFSY” është mbyllur me fitues të mbrëmjes Endri Priftin, ndërkohë që finalja e madhe do të rezervojë shumë surpriza të hënën e ardhshme, në ekranin e Televizionit Klan./tvklan.al