Përfundon një tjetër mbrëmje e “Your Face Sound Familiar” që si çdo të hënë mban teleshikuesin përpara Tv Klan. Rekord shikueshmërie duke përcjellë hite botërore , ritëm e spektakël. Mjaft interesante erdhën Arlinda Gjoni si Nicol Sherzinger, Valon Shehu si Frank Sinatra. Vijoj me tingujt Latin Herion Mustafarai si Gipsy King  dhe sigurish nuk do të mungonte humori i tij duke shkaktuar mjaft të qeshura. Flaka Krelani si Cristina Aguilera. Shpat Kasapi si Bujar Qamili, i cili solli aq bukur këngën qytetare shkodrane.

Beatrix Ramosaj si Rihanna, e cila rrëmbeu dhe trofeun e natës. Të pazëvendësueshëm Marjana Kondi dhe Xum Allushi erdhe nën lëkurën e artistëve shqiptarë, të cilët ngritën publikun në këmbë me imitimim e tyre. Nuk munguan batutat e jurisë që nga nata në natë bëhen dhe më kritikë në vlerësimet e tyre. Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu dyshja që sjell vetëm sukses ju presin çdo  të hënë në një natë tjetër magjie.

Tv Klan