YouTube ka festuar 15-vjetorin e krijimit. Platforma e suksesshme u themelua në 14 Shkurt 2005 dhe është një makineri e vërtetë parash, me të ardhura vjetore 15 miliardë euro. Aktualisht YouTube është siti i dytë më i klikuar në botë, menjëherë pas Google, me 2 miliardë përdorues mujorë.

Nga statistikat e fundit të realizuara në Maj 2019, rezulton se në YouTube çdo minutë karikohen 500 orë video në nivel global.

Në këto 15 vite, YouTube është kthyer në pikë referimi e potencialitet i jashtëzakonshëm, duke sjellë edhe lindjen e profesioneve të reja të lidhura me rrjetin, të ashtuquajturit youtuber, me fenomene dhe personazhe që bëhen viralë, shpesh edhe në mënyrë të pakuptueshme.

Gjithashtu YouTube, ridimensionoi edhe konceptin e të famshmëve, duke i dhënë mundësinë kujtdo për të patur të ashtuquajturat 15 minuta lavdi e famë. /tvklan.al