YouTube ka vendosur të mos e paguajë më, përkohësisht, kanalin e influencuesit të bukurisë James Charles. Kjo pasi, në fillim të këtij muaji, ai pranoi se u kishte dërguar mesazhe me përmbajtje seksuale dy djemve 16-vjeçarë.

Charles shpërndau një video për 25.5 milionë ndjekësit e tij në YouTube. Në video, ai pranoi dy incidente, një vitin e kaluar dhe një tjetër kohët e fundit, ku tha se ishte i vetëdijshëm se personi me të cilin po shkëmbente mesazhe ishte i mitur. Videoja është parë më shumë se 8.5 milionë herë.

Charles tha disa dite me pare se pas videos ishin publikuar akuza ndaj tij që ishin të rreme dhe për këtë po punonte skuadra e tij ligjore. YouTube konfirmoi për BBC se 21-vjeçari ishte hequr përkohësisht nga Programi i tyre i Partneritetit.

Klan News