Ambasadorja amerikane: Ata që nxisin dhunë meritojnë dënim, do të mbajnë përgjegjësi

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar me një mesazh të fortë pas deklaratave të Presidentit Meta pak ditë më parë, kur i bënte thirrje qytetarëve të merrnin sfurqe e sëpata për të mbrojtur votën të dielën.

“Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin “sfurqet” më 25 Prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal”, shkruan kryediplomatja amerikane Yuri Kim.

Klan News