Yuri Kim: E trishtuar për humbjen e Arjan Pushit, do të kujtohet si hero



Yuri Kim: E trishtuar për humbjen e Arjan Pushit, do të kujtohet si hero

18:10 30/06/2020

Për ndarjen nga jeta të mjekut Arjan Pushi ka reaguar edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Përmes një postimi në rrjetet sociale. Kim thotë është e trishtuar nga vdekja e tij ndërsa shton se Pushi do të kujtohet si hero.

“Jemi thellësisht të trishtuar nga humbja e parakohshme e Dr. Arjan Pushit. Ai e dha jetën, ndërsa ishte në shërbim të të tjerëve dhe do të kujtohet si hero”, shkruan Kim.

Arjan Pushi, mjek dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë ndërroi jetë këtë të martë në Spitalin Infektiv. Ai ishte i prekur nga Covid-19.

Arjan Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë./tvklan.al




Të ngjashme