Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim, së bashku me ambasadorin e BE, Luigi Soreca kanë zhvilluar sot një takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Në një postim në mediat sociale, Kim shkruan se Parlamenti dhe Presidenca duhet të çojnë përpara procesin e ngritjes së Kushtetuese që të jetë funksionale deri në 31 Dhjetor.

Luigi Soreca në u takuam sot me Kryetaren e KED Tusha, për të rikonfirmuar afatin kohor për emërimin e kandidatëve të kualifikuar në Gjykatën Kushtetuese. Takimi i nesërm i KED – i cili, si zakonisht, përfshin vëzhgues nga Parlamenti & Presidenca duhet ta çojë procesin përpara, në mënyrë që Shqipëria të ketë një GJK funksionale deri më 31 dhjetor.

Kur kjo të ndodhë, udhëheqësit – sidomos Presidenti Meta, Kryetari i Parlamentit Ruçi & Kryetarja e KED Tusha – do të meritojnë lëvdata për ndërmarrjen e veprimeve urgjente në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias & në përgjigje të kërkesës së popullit shqiptar për Reformën në Drejtësi”, shkruan Kim.

Më herët lidhur me këtë takim reagoi dhe Luigi Soreca, i cili u shpreh se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale./tvklan.al