Reagime për Vettingun e prokurores Elizabeta Imeraj

Ambasadorja amerikane Yuri Kim shpërndau në rrjetet sociale linkun e ankimimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për rastin e Vettingut të prokurores së Tiranës, Elizabeta Ymerajn duke thënë se pasi “vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM rekomanduan Komisionerët Publikë të apelojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për një çështje të rëndësishme, të gjithë duhet të shikojmë nga afër se çfarë do të ndodhë më pas.

A do të jetë përgjigjia për të treguar guxim dhe integritet për të dhënë drejtësi apo siç e kemi parë shumë shpesh në të kaluarën, do të ketë të devijuar përpjekjet duke sulmuar procesin e verifikimit dhe duke shpifur për vëzhguesit ndërkombëtarë”, ka ngritur pyetjen ambasadorja duke  thene se “tani eshte koha për të treguar guxim dhe integritet, për të thyer modelet e vjetra që dëmtojnë dhe që Shqipëria të ecë përpara”.

Edhe ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca iu bashkua të njëjtit qëndrim duke thënë se “mbështet plotësisht rekomandimin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për apelim”.

Tv Klan