Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, u ka bërë apel autoriteteve lidhur me sigurinë e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Nëpërmjet një reagimi në Twitter, Kim kujton se rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve duhet të jenë të drejta, në kohë dhe transparente.

Më tej ambasadorja ka shkruar se çdo gjë më pak do të ishte dëm për votuesit.

“Kujtesë: Është absolutisht e rëndësishme për autoritetet të sigurojnë që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve te jenë të drejta, në kohë dhe transparente. Çdo gjë më pak do të ishte dëm për votuesit dhe një hap prapa për demokracinë”, shkruan abasadorja Kim./tvklan.al