“SHBA, krenare të ketë Shqipërinë aleate”

“This is a mirace of freedom…”

12 vite pas kësaj deklaratë të bërë nga Kryeministri i kohës Sali Berisha, Shqipëria mund të mbështetet te Amerika dhe SHBA-të mund të mbështeten tek Shqipëria. Me këtë mesazh urimi i është drejtuar shqiptarëve kryediplomatja amerikane Juri Kim në përvjetorin e anëtarësimit të vendit në NATO.

“Siç senatori Baker ka thënë: “Ju jeni me ne, ne jemi me ju”. Gjithmonë së bashku! SHBA është krenare të ketë Shqipërinë një aleat në NATO”.

Ambasada e Shteteve të Bashkuar në Tiranë ka risjellë një pjesë të fjalës së mbajtur nga ish-presidenti Xhorxh Bush gjatë vizitës së tij historike në Tiranë në 10 Qershor të vitit 2007, teksa Shqipëria përgatitej t’i bashkohej aleancës së Atlantikut të veriut.

“Shqipëria është një mik i besuar dhe një aleat i fortë. Dhe kjo vizitë sot, shpresojmë se do t’i dërgojë një sinjal popullit të Shqipërisë, se ju mund të mbështeteni te Amerika, ashtu si Amerika mund të mbështetet tek ju për të bërë punën e vështirë të nevojshme për të përhapur lirinë dhe, për këtë arsye, paqen”.

Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në NATO më 1 Prill të vitit 2009, tre ditë më pas u bë anëtare me të drejta të plota, anëtarësim që përkoi me 60 vjetorin e krijimit të e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Ndërsa ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit të Shqipërisë në NATO u zhvillua më 7 Prill në Bruksel.

Që prej anëtarësimit në aleancë Shqipëria ka zgjeruar kontributin e saj në operacionet e aleancës për ruajtjen e paqes e sigurisë në Iran e Afganistan, si në ISAF dhe Misionin Resolute Support, pas vitit 2014. Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka rritur kontributin e saj në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO në Kosovë.

Tv Klan