Duke shprehur keqardhjen që masat e diktuara nga pandemia nuk e mundësojnë një festë si çdo vit për 244 vjetorin e Pavarësisë se SHBA, ambasadorja Yuri Kim garanton se bashkëpunimi do të vazhdojë të jetë i njëjtë me Shqipërinë.

Kim siguron se SHBA do të vazhdojë të mbeshtesë autoritetet shtetërore për implementimin e reformës në drejtësi që sipas saj është një proces që kërkon kohë dhe përpjekje për të sjellë rezultate.

Të njejtën mbështetje ajo thotë se Shqipëria do të këtë nga SHBA dhe për integrimin e plotë të vendit tonë në BE.

Urimet për festen e SHBA nuk kanë munguar nga të gjithë krerët më të lartë të politikës, presidenti Meta, kryeministri Rama që në të njëjtën ditë feston ditëlindjen e tij të 56, por dhe kreu i opozitës Basha.

Tv Klan