Ambasadorja  e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ndoqi nga afër procesin zgjedhor në një qendër votimi në Shkodër këtë të dielë.

Gjatë një komunikimi të shkurtër me gazetarët, Kim tha se pa nga afër edhe një rast të bllokimit të punës në procesin e identifikimit biometrik dhe u shpreh e lumtur që problemi u zgjidh menjëherë përmes një plani rezervë.

Kim përsëriti se SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat, por procesin zgjedhor.

“Ishte shkëlqyeshëm që pashë se sistemi i ri kartave biometrike funksiononte shumë mirë. Në fakt pata mundësinë të shihja se si numri i kartës nuk doli përmes sistemit, por kishin një plan zëvendësimi dhe u vu mënjeherë në zbatim. E përsërsi që SHBA nuk mbështet një parti apo një kandidat të caktuar, por mbështesim të drejtën e sshqiptarëve për të votuar. Kështu që urojmë që shqiptarët të votojnë të lirë. Kjo është dita juaj”, tha ambasadorja amerikane Yuri Kim. /tvklan.al