Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një vizitë në Shkodër. Kim ka zhvilluar takime me drejtuesit politik të këtij qarku, raporton Klan News.

Në fillim ambasadorja ka zhvilluar një bisedë me drejtuesit e Partisë Demokratike, Helidon Bushati. Më pas ka shkuar dhe në selinë e PS në Shkodër dhe ka takuar Edona Bilali që kryeson listën e PS në këtë qark.

Pritet që gjatë ditës diplomatja të takohet dhe me përfaqësues të forcave të tjera politike në këtë qark.

Më herët Kim ka qenë në Elbasan dhe prej andej ka thënë se në listat e kandidatëve për deputetë ka disa persona me probleme dhe që do të skualifikohen nga gara./tvklan.al