Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, shprehet se SHBA nuk do të lejojë Kinën që të sfidojë sistemin ndërkombëtar. Në një postim në mediat sociale, ambasadorja shkruan se sot bota është në një sistem të qëndrueshëm dhe me vlera dhe marrëdhënie që e bëjnë të funksionojë “si duam ne”.

Më tej ajo shton se SHBA do të punojë me Shqipërinë dhe partnerët e tjerë për të mbështetur këto vlera dhe në të ardhmen.

Ne nuk duhet të lejojmë Kinën të sfidojë sistemin ndërkombëtar të qëndrueshëm dhe të hapur-rregullat, vlerat dhe marrëdhëniet e bëjnë botën të funksionojë si duam ne.

SHBA-të do punojnë me Shqipërinë dhe aleatë e partnerë të tjerë për të mbështetur vlerat, interesat dhe të ardhmen tonë“, shkruan ambasadorja Kim./tvklan.al