Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim rreth 45 minuta me kryetarin e Partisë Demokratike në selinë blu.

Pas takimit, Kim dhe Basha dhanë një deklaratë për gazetarët, ku u fokusuan tek Reforma Zgjedhore.

Ambasadorja amerikane tha se diskutimi me Bashën u fokusua tek e ardhmja dhe jo te e shkuara, ndërsa theksoi se pret rezultatet e reformës zgjedhore.

“Sapo zhvilluam një takim shumë të mirë. Diskutimi ynë ishte i fokusuar për të ardhmen dhe jo të shkuarën. Dhe veçanërisht folëm për rëndësinë se si udhëheqësit shqiptarë duhet të përmbushin pritshmëritë e popullit shqiptar për të përfunduar reformën zgjedhore deri më 31 Maj. Ky nuk është afat kohor që e ka vendosur ambasada e SHBA. Ky është afat kohor që e kanë caktuar vetë udhëheqësit. Opozita ka një punë shumë të vështirë përpara tyre. Pres me padurim për rezultatet”.

Ndërsa kryemokrati Basha vuri theksin tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Organizimi i zgjedhje të lira është prioritet absolut i Partisë Demokratike. Ne jemi të të vendosur të bëjmë gjithçka që shqiptarët t’iu drejtohen një orë e më parë kutive të votimit. Jemi të vendosur për këtë betejë dhe do bëjmë gjithçka që brenda 31 Majit reforma të ketë përfunduar dhe do bëjmë gjithçka për të garantuar zbatimin e ligjit në mënyrë që kjo krizë e thellë të marrë zgjidhje përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”. /tvklan.al