“Sundimi i ligjit, thelbësor për investimet e huaja”

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua të martën me drejtoreshën e BKH-së, Aida Hajnaj si dhe kreun e Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja.

Pas këtij takimi, ambasadorja Kim konfirmoi mbështetjen ndaj SPAK, ndërsa theksoi domosdoshmërisnë e zbatimit të Reformës në Drejtësi.

“Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë ose e lehtë, por po ecën përpara hap pas hapi dhe duhet të vazhdojë në mënyrë që njerëzit e Shqipërisë të kenë drejtësi. Sundimi i ligjit është gjithashtu thelbësor për investimet e huaja”, nënvizon ambasadorja Kim.

Tv Klan