Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka takuar këtë të hënë kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimin për të folur për Reformën në Drejtësi.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Kim shprehet se ky është moment i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi, por jo mjaftueshëm për të kënaqur njerëzit.

Më tej ajo thekson se institucionet e reja gjyqësore si Këshilli i Lartë i Prokurorisë, duhet të dalin nga modelet e vjetra.

“Ky është një moment i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi, e cila ka përparuar mjaftueshëm për të trembur kundërshtarët por jo aq mjaftueshëm sa për të kënaqur njerëzit. Institucionet e reja gjyqësore si Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ku SHBA dhe të tjerë kanë investuar shumë, duhet të dalin nga modelet e vjetra. Është koha për të treguar guxim”, shkruan ambasadorja Yuri Kim./tvklan.al