Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka deklaruar sot se Reforma në Drejtësi në Shqipëri është e vërtetë.

Teksa ka shpërndarë një njoftim të Gjykatës Kushtetuese, shkruan se ky institucion tashmë është funksional dhe nga 100 çështje që ka shqyrtuar ka dhënë deri tani 25 vendime.

Më tej Kim deklaron se SHBA do të jetë me Shqipërinë derisa sistemi i drejtësisë të jetë plotësisht funksional.

Pas 3 vjet paralizimi, Gjykata Kushtetuese u bë funksionale në Dhjetor 2020. Që atëherë, Gjykata ka shqyrtuar 100 çështje dhe ka lëshuar 25 vendime. Rastet e vështira po vijnë. Reforma në drejtësi është e vërtetë. SHBA do të jetë me Shqipërinë derisa sistemi i drejtësisë të jetë plotësisht funksional“, shkruan dipomatja amerikane./tvklan.al