Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim është takuar me ambasadoren e BE Christiane Hohmann. Përmes një statusi në Twitter, Kim shkruan se “mezi presim që të punojmë me ekipin e BE-së për të mbështetur përpjkjet e qytetarëve shqiptarë dhe qeverisë”.
“E lumtur për të takuar ambasadoren Christiane Hohmann. SHBA është e emocionuar që zyrtarisht kanë filluar negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ne mezi presim të punojmë ngushtë me ekipin e BE-së për të mbështetur përpjekjet e shqiptarëve dhe qeverisë, duke përfshirë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi”, shkruan ambasadorja e SHBA Yuri Kim./tvklan.al
Delighted to meet new @EUinAlbania Christiane Hohmann. ?? is thrilled that negotiations for ?? membership in ?? have formally begun. We look forward to working closely w/EU team to support efforts of ?? people & government, including full implementation of justice reform. pic.twitter.com/upNf30MfOm
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) August 15, 2022