Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar sot me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në përfundim të këtij takimi, Kim tha se takimi me Bashën ishte mjaft i mirë. Ambasadorja amerikane përshëndeti rikthimin e PD-së në Kuvend në muajin Shtator.

Folëm për forcën e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Folëm për rolin e rëndësishëm që PD ka luajtur në vendosjen e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Roli që PD ka luajtur është i pazëvendësueshëm dhe është mirë që PD do të rikthehet në Kuvend në muajin Shtator. Kuptojmë që parti ka shqetësim në lidhje me zgjedhjet e 25 Prillit dhe këto shqetësime janë pasqyruar në raportin e ODIHR. Do të jetë e rëndësishme që kjo gjë të bëhet në mënyrë domethënëse dhe SHBA do mbështesin këto përpjekje për demokracinë në Shqipëri. Teksa PD do rikthehet në Kuvend është e rëndësishme që PS të ngrihet mbi interesat e saj vetjake. Teksa kryetarët e partive do futen në Kuvend të shoqërohen nga deputetë që meritojnë përfaqësimin e Shqipërisë. Sikurse e kam përmendur PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi. Do të ishte një ironi historike dhe po aq tragjike për këtë vend nëse partia do të duhej të hante bar për hatër të një deputeti të saj. Në fakt shpresa jonë është që partitë do vazhdojnë të bëjnë përpara që bashkëpunimi ynë të vazhdoj të shkojë  përpara. Për këtë arsye ka vendime të vështira përpara për të gjithë. Shpresoj që njerëzit të kenë mundësi të shlodhen gjatë muajit Gusht dhe të rikthehen të freskët dhe të ripërtërirë për atë që na pret e ardhmja”, tha ambasadorja e SHBA Yuri Kim. /tvklan.al