Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj kanë habitur sot fansat e tyre me një postim ku shfaqen të veshur si nuse e dhëndër. Eni, në një fustan të bardhë modern ka pozuar në krahët e Gencit ndërsa vendi i zgjedhur është natyra, me të cilën shpeshherë çifti na ka treguar edhe lidhjen e fortë që ka.

Zoti dhe Zonja Prelvukaj. Të martuar që prej 2019”, kanë shkruar ata në postimet respektive. Kujtojmë që Genci ka shprehur edhe dëshirën për një dasmë të madhe, por që pandemia e ka ngadalësuar këtë plan të tyre.

Megjithatë, në të ardhmen e afërt ata kanë lajmëruar publikimin e një projekti të ri muzikor. Bashkëpunimi i radhës mes tyre, “Ama”, publikohet të dielën, më 22 Maj./tvklan.al