“Za Fest” mbledh qindra të rinj në Shkodër


“Za Fest” mbledh qindra të rinj në Shkodër

17:46 01/08/2021

I pranishëm dhe këngëtari Gjon’s Tears

Kalaja e Shkodrës u shndërrua mbrëmjen e së shtunës në një arenë festive, ku me mijëra të rinj shijuan “Za Fest”. Edicioni i 5 i këtij festivali bëri bashkë artistë të njohur shqiptarë brenda e jashtë vendit, që i falën publikut një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore.

Gjon’ Tears këngëtari me origjinë shqiptare që përfaqësoi Zvicrën në Eurovizonin e këtij viti, nuk i fshehu aspak emocionet pas interpretimit në kalanë madhështore të Rozafës.

“Është energji shumë e bukur, njerëzit janë këtu dhe kënduan me mua.”

Festivali që bën bashkë muzikën, legjendat, poezinë dhe Kinemanë e nisi rrugëtimin 5 vite më parë, në Theth, për të zbuluar thesaret e folklorit shqiptar . Ndërsa ky edicioni i “Za Fest” iu dedikua qytetit të Shkodrës, me aktivitete të mbajtura 3 ditë me radhë ne Shirokë, në rrugën muzeale të Gjuhadolit dhe koncerti në Kalanë e Rozafës.

Tv Klan






Të ngjashme