Madhështia e Alpeve Shqiptare, gojëdhënat që fshihen aty dhe muzika folk e risjellin ZA Festival në edicionin e tij të tretë. Pikëtakimi i muzikës, poezisë, sporteve malore dhe jogas, për mijëra pjesëmarrës do të jetë sërish Thethi. Po jo vetëm dëfrim!

Bisedat me temë sociale do të jetë risia e këtij edicioni, apo siç e quan kantautori Vlashent Sata, takime që kërkojnë reflektimin e shoqërisë.

Për tre ditë me radhë, nga 2 Gushti, performancave të artistëve të mirënjohur si Elina Duni, Vlashent Sata, Agona Shporta apo grupi Don’t Listen to Your Neighbors, i bashkohen muzikantët e huaj Piers Façini dhe Bob Berky. Ndërsa përrallat e moçme do të rrëfehen nga Arben Bajraktaraj, aktori i njohur në Francë e më gjerë.

Za Festival nis rrugëtimin e tij në 2 Gusht deri me 4 Gusht si një promotore e perlave të natyrës shqiptare.

Tv Klan