Në gjithë organizimet e ngjarjeve kulturore, ai i Vlashent Satës përbën ndryshimin. Kur të gjithë i janë drejtuar jugut, propozimi i tij është “Za Festival” në alpet tona, në Theth. Në fakt ky nuk është ndryshimi i vetëm, “Za” është ngjarje që i jep rastin artistëve shqiptarë të përjetojnë traditën ndërsa atyre të huaj të njihen me të.

Për tre ditë nga 20 Korriku, artistët që do të realizojnë programin janë kanta-autorja Linda Rukaj, Andrra, grupi nga Kosova, “Oborri” dhe  instrumentistët e “Hasa Mazzotta”. Legjendat do të rrëfehen nga Ema Andrea.

Vetë Vlashenti, artisti që krijimtarinë e zhvillon më së shumti në Francë do të ketë një prezantimin të tijin solo, një krijim të ri muzikor.

Tv Klan