Arrihet marrëveshja Zaev – Ahmeti

Arrihet marrëveshja Zaev – Ahmeti

18:50 27/02/2019

Pas dyshimeve për krisje brenda koalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut, LSDM dhe BDI arrijnë marrëveshje rreth kandidatit konsensual që do të garojë në zgjedhjet presidenciale. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti njoftoi gjetjen e ujdisë me Kryeminsitrin Zoran Zaev, duke shprehur besimin se kandidati i përbashkët do të marrë edhe mbështetjen e shumicës së qytetarëve.

“Ramë dakord që në këto zgjedhje të dalim bashkarisht me një kandidat të përbashkët dhe kjo të bëhet standard për republikën tonë që në të ardhmen të shërbejë si një shembull dobiprurës për partitë dhe qytetarët”.

Ahmeti ftoi edhe partitë e tjera t’i bashkohen kësaj iniciative, ndërsa nuk dha një përgjigje rreth emrit të kandidatit konsensual.

“Emrat janë atë të cilët po lakohen, janë edhe këta që përmendni ju. Ditën e premte do të analizohen të gjitha rrethanat”.

Kandidaturat më të përfoluara në media ditët e fundit janë ato të ministres aktuale të mbrojtejs Radmilla Shekerinska, ministrit të Jashtëm Nikolla Dimtirov, ministrit të Brendshëm Oliver Spasovsk dhe akademiku Stevo Pendarovski, ky i fundit ka garuar edhe në presidencialet e vitit 2014.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT