Duke ju drejtuar qytetarëve të Maqedonisë së Veriut Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë për të dërguar mesazhin se vendi është i gatshëm për tu aderuar në strukturat evropiane, duke bërë të ditur se tani radhën e ka BE-ja që të reflektojë.

Zoran zaev, kryeministër:

Porositëm se stabiliteti dhe reformat që i kemi bërë duhet të kuptohen si argumente serioze për një vendim pozitiv nga ana e BE-së për fillimin e negociatave gjatë verës. Morëm përgjegjësi për vete dhe për rajonin. Tash është koha që edhe BE-ja të marrë hapa me përgjegjësi për RMV-në dhe Ballkanin Perëndimor, që në fakt do të ishte përgjegjësi për popujt evropian.

Në Samitin e Berlinit Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Emanuele Macron pohohet t`ju ketë thënë vendeve të Ballkanit Perëndimor se do hyjnë në BE pasi t`I rregullojnë punët në shtëpi. Lidhur me këto pohime Zv/Kryeministri Bujar Osmani shprehet.

Krerët e Maqedonisë së Veriut edhe njëherë kanë potencuar se Marrëveshja e Prespës ka qenë pika më e ndritshme e Samitit të Berlinit, siç thanë, si model për zgjidhjen e çështjeve të hapura. Por, nga ana tjetër opinionistët në Shkup vlerësojnë se në Samitin e Berlinit janë dhënë shumë lëvdata për Maqedoninë, por pa ndonjë rezultat konkret për datë të negociatave.

Tv Klan