U intervistuan nga një gazetar i prekur me COVID-19

Liderët e dy blloqeve më të mëdha politike në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, kanë rezultate negative të testit për virusin korona. Ministri i Shëndetsisë Venko Filipçe, e bëri të ditur këtë pasi gazetari i “Kanal 5” që para pak kohësh kishte intervistuar të dy politikanët, është i sëmurë nga Covid-19. 

Personat që kanë kontaktuar me gazetarin, i cili tani është i hospitalizuar në spitalin 8 Shtatori në Shkup, analizohen dhe disa prej tyre duhet të izolohen. Personat që kanë kanë komunikuar me liderët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së nuk do të kenë nevojë të izolohen, njoftoi ministri. Shpejtësinë e testimit, e komentuar në Opinion, Filipçe e sqaroi kështu. 

“Këtu nuk bëhet fjalë për përparësi politike, por për mbrojtje. Ata janë persona që kanë kontakte intensive me mediat dhe janë nga njerëzit tanë. Zaev dhe Mickoski do të jenë në vetëizolim vetëm një javë, duke e pasur parasysh që ka kaluar një javë prej kontaktit me gazetarin e sëmurë”.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 48 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, prej të cilëve më shumë se gjysma janë regjistruar në Kumanovë, 25. Numri i përgjithshëm i të prekurve në nivel vendi ka shkuar në 711. 

Klan Macedonia