Kryetarët e LSDM-së dhe BDI-së, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti, me takimin e sotëm në Klubin e Deputetëve filluan procesin e kërkimit të një kandidati të përbashkët konsensual, për president të vendit. Pas takimit, Kryeministri Zaev ka theksuar se lidhur me këtë proces do të hapen debate brenda partive. Do të tentohet që kandidati të jetë i përbashkët, për shkak se ky do të jetë edhe një kontribut shtesë për konceptin “Një shoqëri për të gjithë”. Ahmeti dhe Zaev e dëshirojnë këtë, por fjalën e fundit do ta kenë partitë.

“Unë besoj që deri në fund të javës do të kemi qëndrim të formuar se a mundemi apo jo që të shkojmë sëbashku në zgjedhje. Menjëherë në fillim të javës së ardhshme duhet të përcaktohemi për emrat, sepse pas dy javëve, partia më e madhe e ka kongresin. Besoj që deri në fund të javës, nëse kemi gjasa për kandidat të përbashkët, emrat do të dalin në sipërfaqe”.

LSDM ka analizuar 10 emra, e mes tyre është edhe Nikola Dimitrov, i cili ka të kaluar në VMRO-DPMNE. Edhe për të, Zaev thotë se gëzon besimin edhe të shqiptarëve. Nëse gëzon edhe gëzimin e BDI-së, nuk u përgjigj kryetari i partisë, Ali Ahmeti. Kryeministri Zoran Zaev përmendi Teuta Arifin dhe Imer Selmanin, si dy persona që po konsiderohen si kandidatë konsensual.

Mendim personal, Ahmeti tha për Zaevin, për të cilin tha se nuk do të ishte mirë që një kryetar partie të kandidojë për President. Për një gjë janë të sigurt partnerët e koalicionit, kandidati i VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska, nuk është ajo që do ta bashkojë këtë shoqëri.

Tv Klan