Ndonëse nuk është shpallur ende zyrtarisht triumfi i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 Prillit, homologët nga vendet fqinje nuk kanë nguruar të urojnë kryeministrin Rama për fitoren.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u është bashkuar mesazheve për Ramën. Madje ai ka preferuar ta urojë në shqip.

Fitoren Ramës ia ka uruar edhe presidenti turk, Erdogan, kryeministri grek dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio si dhe lideri i opozitës italiane, Matteo Salvini./tvklan.al