Edhe VMRO-DPMNE kërkon mbështetjen e “Besës”

Ish-Kryeministri dhe lideri socialdemokrat Zoran Zaev paralajmëroi për herë të parë një koalicion parazgjedhor me parti shqiptare. Ai nuk saktësoi për cilat parti bëhet fjalë, por vetëm shtoi se tashmë LSDM-ja nuk është parti maqedonase, por shumetnike.

Unë besoj se do të arrijmë që të bëjmë një koalicion parazgjedhor me parti shqiptare. Ne tashmë nuk jemi parti maqedonase, por parti shumetnike me trup votues dominant maqedonas. E gjithë kjo na jep një epërsi të jemi favoritë në këto zgjedhje, për shkak se kemi të drejtën e zgjedhjes”, tha Zaev.

Edhe Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski nga ana tjetër tha se po bisedohet me të gjitha partitë edhe ato shqiptare për të arritur ndonjë koalicion të mundshëm.

Mua më kujtohet se si ishte sjellja e Zaevit dhe LSDM-së nda Lëvizjes Besa. Nëse kthehemi në vitin 2016, u morën obligime por nuk pati rezultate. Besoj se politikanët nga “Besa” i kanë të freskëta këto kujtime dhe këtë herë do të jenë më të kujdesshëm kur të hyjnë në bisedime me Zaevin”, tha ai.

Ndërkohë, liderët e ASH-së dhe Alternativës, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi kanë zyrtarizuar të shtunën koalicionin parazgjedhor për zgjedhjet e 12 Prillit. Motoja e koalicionit të tyre do të jetë “Një shtet për të gjithë”.

Tv Klan