As kryetari, as nënkryetarja dhe as personi i përfolur për postin e nënkryetarit të LSDM-së nuk u dhanë sot përgjigje dilemave të hapura në opinion lidhur me emërimin e Venko Filipçes, në vendin e Radmilla Shekerinkës, e cila aktualisht është nënkryetare e LSDM-së. Edhe pse kongresi i partisë është nesër, Filipçe tha se nuk ka folur me kryetarin e partisë lidhur me emërimin e tij eventual në vend të Radmilla Sheqerinskësdhe nuk sqaroi nëse do ta pranonte këtë funksion në rast se i ofrohet.

“Nuk kam folur për atë temë me kryetarin Zaev, unë besoj se do ta bën ekipin më të mirë, njësoj sikurse deri më tani dhe do të vazhdojë të punojë me sukses në sferën e implementimit të të gjitha politikave të suksesshme njësoj sikurse deri më tani.”

Nënkryetarja e partisë Radmilla Shekerinska, e pranishme në të njejtën ngjarje, përsëriti se nuk duhet të jetë pjesë e strukturës udhëheqëse të LSDM-së në periudhën në vazhdim dhe se kjo, sipas saj, ka të bëjë me të gjitha funksionet. Ajo nënvizoi se do të mbetet në LSDM.

“Vlerësoj se nuk duhet të jem pjesë e strukturës udhëheqëse të LSDM-së në periudhën në vazhdim dhe ajo ka të bëjë me të gjitha funksionet, kështu që mendoj se do të ishte vërtetë jo serioze nga një vend të transferohem në vendin tjetër dhe gjithçka tjetër, tre vite e dëgjoj dhe asessi të ndodh. Kam parë shumë njerëz që besojnë në disa vlera dhe i përkasin një partie politike vetëm si funksionerë, unë nuk jam një prej tyre”.

Asnjë informacion as nga kryetari i partisë, Zoran Zaev. Ai tha se asgjë nuk dihet deri mëngjesin e ditës së nesërme, ndërsa nënvizoi se në kongresin e ri do të futen me politika të reja.

Ne e fillojmë ditën e nesërme me bordin ekzekutiv dhe qendror ku do të formulohen propozimet. Me siguri asgjë nuk do të dihet deri në mëngjes nesër rreth orë 10-11 kur do të fillojnë mbledhjet e para. Kështu që nuk do të mundesha të them asgjë sepse nuk kemi propozim të formuluar. LSDM nesër zgjedh zëvendëskryetar të partisë, anëtarë të bordit qendror të LSDM-së, anëtarë të bordit mbikëqyrës, pas asaj vijojnë mbledhjet ku zgjidhen nënkryetarët e partisë, sekretari i përgjithshëm dhe të tjerë…”

Kongresi i LSDM-së për shkak të pandemisë me koronavirusin do të mbahet online. Në këtë kongres duhet të zgjidhen thuajse të gjitha pozicionet udhëheqëse përveç atij të kryetarit.

Klan Macedonia