VMRO-DPMNE: Presim përgjegjësi morale nga pushteti

Edhe pse dorëheqjet janë për arsye morale, kryeministri Zoran Zaev, nuk do t’i pranojë derisa institucionet hetuese nuk dalin me informacione të detajuara dhe në bazë të këtyre informacioneve ai do të vendos se a ka përgjegjësi tek funksionarët që i ofruan dorëheqjet.

“Është rendi që të presim të gjitha përgjigjet nga ekipet e forenzikës, nga ekspertët, nga hetimi i përgjithshëm dhe më pas do e them mendimin tim në lidhje me dorëheqjet e ministrit, zëvendësit, drejtorit dhe drejtorit ekonomik”.

E për të gjitha pyetjet tjera përgjigja ishte e njëjtë… Nuk e di!.

“Nuk e di, nuk kam asnjë informatë”, tha ai

E nga VMRO-DPMNE kërkojnë që Kryeministri t’i pranojë dorëheqjet menjëherë, për arsye morale.

“Cili është kualiteti  i materialeve me të cilat është ndërtuar spitali në Tetovë? Përse nuk ka pasur aparate kundër zjarrit edhe pse për këtë lëshim është tërhequr vëmendja? E prisnim se Zaev nuk do të jetë kundër Filipçes dhe bizneseve të tij, por presim përgjegjësi morale dhe para se të gjithash, me qëllim që hetimi mos të ketë asnjë presion, të gjithë të japin dorëheqje të parevokueshme”.

Kryeministri informoi se ekipet e para nga Gjermania kanë arritur. Ata duhet ta sigurojnë vendin ku ka ndodhur ngjarja, e më pas do të vijnë edhe ekipe të forenzikës.

Klan Macedonia