Zaev optimist për një zgjidhje me Bullgarinë



Zaev optimist për një zgjidhje me Bullgarinë

18:40 14/05/2021

Zaev takohet me homologun grek dhe diskutojnë për integrimin europian

Duke u prononcuar në Samitin Ekonomik – Delfi, Kryeministri Zoran Zaev ka shfaqur optimizëm se do të gjendet zgjidhje me Bullgarinë, por shtoi se duhet edhe ndihma e Greqisë. Katër orë më vonë, në takimin me homologun e tij grek Micotakis, tashmë ka marrë ide konkrete.

“Kryeministri Micotakis ka zhvilluar disa ide. E falenderoj shumë për kreativitetin e ofruar. Normalisht nuk mund t`i komentoj, për shkak se këtë ata duhet ta bëjnë, por për ne janë shumë pozitive. Më vjen mirë që janë shumë të zëshëm në Bruksel për eurointegrimin e RMV-së dhe Shqipërisë, kurse tani pozitivisht jam i befasuar nga mënyra kreative e ofrimit të ndihmës miqësore dhe pragmatike që besoj se mund të jetë jo vetëm ndihmë, por edhe zgjidhje për problemin me Sofjen”, është shprehur Zaev.    

Kryeministri Zoran Zaev, në Athinë është takuar edhe me ish-Kryeministrin e Greqisë dhe liderin aktual të Siriza-s, Aleksis Cipras. Marrëveshja e Prespës tashmë njihet dhe mbështetet fuqimisht nga të gjitha palët në rajon, Evropë dhe më gjerë dhe “Prespa” shihet si shembull për zgjidhjen e kontesteve mes vendeve tjera, kanë konstatuar bashkëbiseduesit duke shtuar se përfitimet nga kjo Marrëveshje njihen edhe nga aktorët politik, të cilët për arsye të ndryshme, para tre viteve, kishin shfaqur dyshime dhe mosbesime.

Klan News







Të ngjashme