Shtatë ditë para seancës plenare, opinioni në Maqedoni dhe ai ndërkombëtar, presin me interes nëse kryeministri Zoran Zaev do t’ia dalë ka për të kaluar me sukses paketën e ndryshimeve Kushtetuese për emrin.

Nëse jepet drita jeshile për zbatimin e këtyre ndryshimeve kushtetuese nga gjysma e Janarit Maqedonia do të quhet  zyrtarisht Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa mediat në Athinë, duke iu referuar një letre të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, pohojnë se Shkupi, po edhe Athina, këtë procedurë të aprovimit të Traktatit të Prespës do të duhet ta mbyllin deri më 15 Shkurt.

Për më tepër, sikurse njofton korrespondenti i televizionit Klan në Greqi, Robert Goro, menjëherë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni, kryeministri grek ka për të vendosur datën kur Parlamenti do të ratifikojë Marrëveshjen.

Kryeministrat e të dyja vendeve, edhe në paraqitjet e fundvitit nuk e fshehën optimizmin se më në fund kanë për të kaluar me sukses këtë hendek  të thelluar ndër dekada të mosmarrëveshjeve për emrin.

VMRO-DPMNE, por edhe opozita greke, se do të bëjnë çmos që të pengojnë ratifikimin. Sidoqoftë, burime diplomatike në të dyja vendet, por edhe në Bruksel e  Uashington, thonë se Marrëveshja e Prespës u arrit edhe me kontributin e tyre, ndaj nuk besojnë se  kjo marrëveshje  mund të rezultojë e pasuksesshme.

Tv Klan