Kryeministri Zoran Zaev thotë se qëndrimi i tij është të mos ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas tij, pas dy dekadave vendi duhet të shkojë në zgjedhje të rregullta, me qëllim, si♪5 u shpreh të rimëkëmbjes së ekonomisë dhe funksionimit të shoqërisë.

Zgjedhje do të ketë në vitin 2024. Tani kemi zgjedhje lokale. Zgjedhje shumë të rëndësishme. Kryetarët e komunave dhe këshilltarët janë shumë të rëndësishëm sepse në një përqindje shumë të madhe jeta e qytetarëve është e lidhur me komunat. Nën komunat janë shkollat, çerdhet, bibliotekat, njësitet e zjarrfikësve, ndërmarrjet komunale. Shumë gjëra varen nga përditshmëritë e njerëzve. Prandaj janë shumë të rëndësishme. E para, Lidhja Socialdemokrate çdoherë futet në koalicion. Pse? Sepse nuk jemi egoistë”.

“Zaevi i shmanget përballjes zgjedhore për shkak se iu kanë harxhuar gënjeshtrat dhe është i vetëdijshëm se do t’i humb në mënyrë katastrofale zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, reagojnë nga VMRO-DPMNE-ja.

“Aferat e përditshme kriminale dhe skandalet ku janë kapur funksionarët e pushtetit, shantazhet, zhvatja dhe pazaret me drejtësinë, normalisht se do të shkaktojnë frikë tek Zaevi. Nuk ka jetë me gënjeshtrat e Zaevit, guximi është veçoria të cilën ai nuk e posedon. Ai është i guximshëm vetëm për interesa personale kriminale dhe kuptohet se përse u ik zgjedhjeve, ku do të përjetojë disfatë si asnjëherë deri më tani”.

Nga ana tjetër partia “E Majta” duke insistuar në ndryshime në Kodin Zgjedhor, përmes një komunikate thotë se ndarja territoriale në Maqedoni dhe modeli aktual zgjedhor janë bërë për t’i kënaqur interesat etnike të partive shqiptare. Ata thonë se ndryshimi në një njësi zgjedhore jo vetëm që do të sjellë përfaqësim të drejtë të vullnetit të popullit, do ta shkatërrojë hegjemoninë e dy partive, por edhe do ta frenojë etno-centrizimin dhe tribalizmin, që sipas “Të Majtës” kanë lëshuar rrënjë në të gjitha poret e sistemit politik të vendit.

Klan Macedonia