Kryeministri Zoran Zaev ka theksuar se PDSH mund të jetë pjesë e Qeverisë. “Unë kam biseduar me Menduh Thaçin para zgjedhjeve lokale dhe ai shprehu gatishmëri për të përkrahur reformat. Ne i kemi lënë hapur derën e bashkëpunimit dhe pse jo. Dy deputetë janë të rëndësishëm”, theksoi Zaev.

Por ai nuk bëri të ditur se kur do të formalizohet kjo.

Por nga PDSH deri tani është heshtje totale dhe nuk jepet asnjë sinjal apo fjalë se cili do të jetë fati i saj. Derisa në anën tjetër, BDI ka qenë më e zëshme që kjo parti të jetë në koalicion në vendin e ASH-së, informon INA.

Jemi të interesuar që edhe PDSH të marrë pjesë në qeveri, por kjo nuk varet vetëm nga dëshira jonë. Duhet të ketë pëlqim edhe nga partneri i koalicionit. Nëse ekziston pajtueshmëri, ne jemi të gatshëm të japim një resor për kuadër të PDSH-së”,

ka deklaruar një funksionar i lartë në BDI për DW në gjuhën maqedonase. /INA