Zaev: “Përgjimi” ndjenjë e hidhur, u sqarova me fqinjët

Zaev: “Përgjimi” ndjenjë e hidhur, u sqarova me fqinjët

23:35 11/07/2019

Do të vijë për herë të parë në ambientet e Klan Maqedonia dhe do të mirëpritet nga drejtuesit e televizionit. Padyshim që Kryeministri Zoran Zaev nuk mundej t’i shmangej pyetjes rreth skandalit të fundit, ku u mashtrua nga dy komedianë rus. Ndjenja nuk është e mirë, pranoi ai.

“Definitivisht është një ndjenjë e hidhur, për shkak se ndjeheni të mashtruar dhe këtë e ndava me opinionin dhe shpreha keqardhje”.

Në Klan Debat ai thotë se është sqaruar me autoritetet e Kosovës dhe Serbisë lidhur me bisedën e zhvilluar. Por për Maqedoninë e Veriut, siç tha, me interes është dialogu dhe zgjidhja paqësore e dialogut Prishtinë-Beograd.

Duhet të gjendet një zgjidhje që do të jetë e mirë për shqiptarët, serbët dhe të tjerët që jetojnë në Kosovë, por zgjidhja duhet të sigurojë paqe të përhershme drejt integrimeve evropiane të Kosovës dhe gjithë Ballkanit Perëndimor, që të përforcohet bashkëpunimi rajonal. Këto janë dëshirat tona”.

Në Klan Debat, Kryeministri Zaev është prononcuar edhe rreth shumë çështjeve tjera aktuale, sidomos rreth integrimeve euroatlantike dhe marrëdhënieve me fqinjët.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT