Do të vijë për

herë të parë në ambientet e Klan Maqedonia dhe do të mirëpritet nga drejtuesit

e televizionit. Padyshim që Kryeministri Zoran Zaev nuk mundej t’i shmangej

pyetjes rreth skandalit të fundit, ku u mashtrua nga dy komedianë rus. Ndjenja

nuk është e mirë, pranoi ai.

“Definitivisht

është një ndjenjë e hidhur, për shkak se ndjeheni të mashtruar dhe këtë e ndava

me opinionin dhe shpreha keqardhje”.

Në Klan Debat ai

thotë se është sqaruar me autoritetet e Kosovës dhe Serbisë lidhur me bisedën e

zhvilluar. Por për Maqedoninë e Veriut, siç tha, me interes është dialogu dhe

zgjidhja paqësore e dialogut Prishtinë-Beograd.

Duhet të gjendet një zgjidhje që do të jetë e

mirë për shqiptarët, serbët dhe të tjerët që jetojnë në Kosovë, por zgjidhja

duhet të sigurojë paqe të përhershme drejt integrimeve evropiane të Kosovës dhe

gjithë Ballkanit Perëndimor, që të përforcohet bashkëpunimi rajonal. Këto janë

dëshirat tona”.

Në Klan Debat,

Kryeministri Zaev është prononcuar edhe rreth shumë çështjeve tjera aktuale,

sidomos rreth integrimeve euroatlantike dhe marrëdhënieve me fqinjët.